AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 12:13

I vëllai u arrestua me mina telekomandë, PD: Aq shumë sa i ka shërbyer Alketa Ramës, minat do i kthejnë në fishekzjarre

I vëllai u arrestua me mina telekomandë, PD: Aq shumë sa i ka

Pas arrestimit në flagrancë me mina telekomandë të vëllait të moderatores Alketa Vejsiu, Indrit Vejsiut ka reaguar Edi Paloka dhe Edmond Spahos.

Paloka pyet "se si ka mundësi që shërbëtorët e Edi Ramës herët a vonë dalin të lidhur me krimin".

Ndërsa Spaho shkruan se "aq shumë sa i ka shërbyer Alketa Vejsiu Ramës “minat do i kthejne ne fishekzjarre”.

“He se te liron Rama. i ka sherbyer aq shume Alketa sa minat do i kthejne ne fishekzjarre kurse kanabisin e bejne caj”.-shkruan Spaho.

Vëllai i Alketa Vejsiut u arrestua në rrugën Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, ndërsa në makinë kishte fshehur 4 mina me telekomandë.

TPZ.AL