TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar përsëri nëpërmjet Petrit Vasilit, lidhur me denoncimin e oficerit Emiljano Nuhu për dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS.
Kësaj radhe Vasili është përqendruar te formimi profesional i oficer Nuhut. Përmes postimit në “Facebook” Vasili ironizon kryeministrin Edi Rama duke u shprehur ‘kundër qëndrimit të Sali Berishës’.
“Me keqardhje, por nuk jam dakord me statusin e fundit te Dr.Berishes ku ai me korrektese paraqet 9 diplomat e Emiljano Nuhut. Po ç’pershtypje mund ti bejne shkollepakut kryeministër.”-shkruan Vasili.
Reagimi:
“Pse nuk jam dakord me Prof.Dr.Berishen!!
Me keqardhje, por nuk jam dakord me statusin e fundit te Dr.Berishes ku ai me korrektese paraqet 9 diplomat e Emiljano Nuhut.
Po ç’pershtypje mund ti bejne shkollepakut kryeminister diplomat.
Per shkollepakun diplomat,kualifikimet,
thellimi shkencor jane turp dhe jo merite”, shkruan Vasili. TPZ.AL