AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 08:53

Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale, dyshimet e para

Digjet makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale, dyshimet e para

Mbrëmjen e sotme rreth orës 02:50 një makinë është djegur në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë makina tip “Benz”, me targë AA550TN, është në pronësi të shtetases M. A., Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat.

Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet se makina është djegur qëllimisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit. TPZ.AL