AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 09:07

Kaos dhe trafik në Tiranë, prishen semaforët

Kaos dhe trafik në Tiranë, prishen semaforët

Ka nisur shumë ‘vrullshëm’ kjo e hënën, ndërsa Tirana është përballur mëngjesin e sotëm me një trafik të rënduar. Shkak për bllokimin e qarkullimit të mjeteve është bërë mosfunksionimi i semaforëve. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat, shumë prej semaforëve në kryeqytet qëndrojnë jeshil.

Duke marrë shkak nga kaosi i krijuar, policia Rrugore ka zbarkuar në terren, ndërsa monitoron trafikun.

Mësohet se semaforët kanë përplasje në kohë. Për më tepër shihni videon që publikon ‘BalkanWeb’, ku duket edhe trafiku i rënduar në një nga akset në kryeqytet./BW/