AKTUALITET, 1 Tetor 2018, 10:36

Zbulohet kallëzimi i oficerit Nuhu në 30 korrik, si e kërcënuan Rrajat: Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin?!

Sigurohet procesverbali i kallëzimit të nënkomisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë. Me 30 korrik 2018, Nuhu kallëzoi ne polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rahman Raja. Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘rich mond’ ku ndodhi takimi mes tyre.  News24 zbulon procesverbalin ku oficeri  Nuhu shprehet se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë se nëse nuk heq dore nga hetimi i çështjes se Xhisieles do ta zhdukin brenda 24 orëve.