TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë gjatë natës babë e bir pasi iu gjetën armë e fishekë në shtëpi.
Bëhet fjalë për 70 vjeçarin Azis Xhini dhe 19 vjeçarin Faris Xhini banues në Kamëz.
Njoftimi i policisë:
Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi iu gjet arsenal armësh në banesë. Në kuadër të operacionit të koduar “Paskuqan 2”, u arrestuan në flagrancë Azis Xhini, 70 vjeç dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz ( atë dhe bir ) .
Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit, atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– armë zjarri “Pistoletë”
– armë zjarri “Automatik”
– 460 fishekë arme të gjatë
– 38 fishekë pistolete
– 3 krehëra automatiku
– 7 krehëra pistolete
– vula rrethore dhe drejtkëndore
– kuti boje për vula
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve” të kryera në bashkëpunim. TPZ.AL