TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit të djalit të deputetit të PS, ka ardhur reagimi i Rrahman Rrajës. Deputeti deklaron se nuk ka ndërmend të japi dorëheqjen nga Partia Socialiste pavarësisht se djali i tij u arrestua për dhunimin e Xhisiela Malokut.
Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Rrai doli në mbrojtje djali të tij, ndërsa tha se Rexhep Rraja nuk kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës. Po ashtu Rraja deklaroi vendosmërinë e tij se nuk do të largohej nga grupi parlamentar i PS.
“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim (u drejtohet gazetarëve). Nuk largohem nga PS-së”, deklaroi Rrahja. Ditën e sotme grupi parlamentar i PS-së zhvilloi një mbledhje, ndërkohë Rraja mungonte. TPZ.AL