TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndryshe nga shtatori muaj tetor ka nisur me vranësira të shpeshta në të gjithë territorin.
Nesër do të shtohen vranësirat duke u shoqëruar me reshje të dobëta në Veri, ka mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër dhe Jug. Nuk do të mungojnë as stuhitë dhe rrebeshet në hapësirat detare të Adriatikut dhe Jonit.
Parashikimi i motit ne vijim
E marta sjell shtim të vranësirave dhe shira të dobët në Veri por mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër – Jug; stuhitë dhe rrebeshet lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut – Jonit.
E mërkura dhe e enjtja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ndërsa shirat mbeten në horizontin e fundjavës…..
Temperaturat vijojnë lehtësisht mbi vlerat tipike të vjeshtës si në mëngjes dhe mesditë thuajse gjatë gjithë javës ndërsa vlerat ekstremale do të luhaten nga 7°C më e ulëta gjatë orëve të para të ditës deri mbi 28°C, maksimumi në zonat e Ultësirës Perëndimore.
Përgjithësisht, muaji tetor do të sjellë periudha 6 – 7 ditore të ngrohta të ndërprera këto me intervale 3-4 ditore me mot të ftohtë. TPZ.AL