AKTUALITET, 20 Dhjetor 2017, 08:21

I riu e gjen Benz-in të shkrumbuar, ja për çfarë dyshon policia

I riu e gjen Benz-in të shkrumbuar, ja për çfarë dyshon

Më datë 21.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Partizani”, është djegur pjesërisht një mjet.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip ”Benz”, në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.