AKTUALITET, 29 Mars 2018, 14:49

I kapen 188 kg hashash, arrestohet 42 vjeçari nga Fushë Kruja, ja emri

I kapen 188 kg hashash, arrestohet 42 vjeçari nga Fushë Kruja, ja

Kishte përshtatur trajlerin  e prishur si një magazinë të lëndës narkotike por është arrestuar nga policia. Një 42 vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit  të karrocerisë - trajler të prishur që kishte në pronësi iu gjetën 188 kg lëndë narkotike.

Traileri ishte përshtatur si magazinë. Ndërkohë, policia e Durrësit informon se në pranga ra Artan Kruja banues në Fushë Krujë: "pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer, të prishur  që shtetasi i mësipërm e kishte përshtatur si magazinë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë. Neni 283/1 K.P."