AKTUALITET, 28 Mars 2019, 09:37

Serë me kanabis, arrestohet 50 vjeçari në Kurbin

Serë me kanabis, arrestohet 50 vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbini ka shkatërruar serë, ku ishin mbjellë fara kanabisi në kubikë.

Në kuadër të operacionit të koduar "Miloti" policia arrestoi kultivuesin e tyre, një 50 - vjeçar i identifikuar me inicialet F.H.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës hetimore të bërë si dhe kontrolleve të imëtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe shkatërrimin e një mini sere në territorin e banesës së shtetasit F.H në Milot, në të cilën ishin mbjellë 295 fara kanabisi në kubikë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.