AKTUALITET, 28 Mars 2019, 10:24

VIDEO/ Përplasje në protestë: Sandër Lleshi, dil te sheshi. Basha bashkohet me protestuesit

VIDEO/ Përplasje në protestë: Sandër Lleshi, dil te sheshi.

Ka nisur me tensione protesta e sotme e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë. Pas përplasjes së parë mes banorëve të Astirit dhe policisë, një numër protestuesish, përfshirë edhe femra janë ndaluar nga policia në zonën e pedonales.

“Kjo është dhune, e paprecedentë, të dhunohen femrat, të vihet dorë mbi gratë është fundi”- ka thënë ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Protestuesit kanë thërritur në kor, “Sander Lleshi, dil te sheshi”.

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dale nga selia, duke iu bashkuar protestuesve, të cilët janë mbledhur tashmë para godinës së Parlamentit të Shqipërisë.