AKTUALITET, 28 Mars 2019, 10:07

LIVE/ Protestuesit e Unazës së Re ja marrin këngës: Hajde ta rrëzojmë Edvinin e Kristaqit

LIVE/ Protestuesit e Unazës së Re ja marrin këngës: Hajde ta

Banorët e zonës së Astirit janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshëm.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e maxhorancës për të shkuar në parlament.

Situata është tensionuar në disa momente, por nuk ka patur akte dhune.

Ndërkohë që protestuesit kanë filluar të këndojnë këngë kundra kryeministrit.

“Hajde ta rrëzojmë Edin e Kristaqit. Na u mbush Shqipëria magazinë hashashi”, kanë kënduar në kor banorët e Unazës së re.

“Edvin, hajdut, kazan, legen”, kanë qenë disa nga thirrjet e protestuesve.