AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 16:55

Hodhi ish-bashkëshorten nga kati i dytë, gjykata lë në burg 47 vjeçarin fierak

Hodhi ish-bashkëshorten nga kati i dytë, gjykata lë në burg


Saimir Rrapollari 47 vjeçari i cili keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dytë ish-bashkëshorten Elisjona Sulejmani do të qëndrojë në burg.

Gjyqtari Piro Sota vendosi masën e kërkuar nga prokurori Dorjan Tafili, “arrest ne burg”.

Para trupi gjykues Saimir Rrapollari ka thënë se e gjithë ngjarja është sajesë e ish gruas.

Gjithashtu ai ka akuzuar Elisjonën se është hedhur vetë nga ballkoni, e se vajzat janë manipuluar nga e ëma.

Ngjarja ndodhi pasditen e 25 korrikut ne lagjen 1 maj te qytetit te Patosit, ku 38 vjeçarja prej tre muajsh jetonte me qira, sëbashku me dy vajzat e saj minorene.

Saimir Rrapollari 47 vjeç u arrestua ditën e shtune në Patos. Elisjona Sulejmani 38 vjeçe prej një viti ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Pas arrestimit Sajmir Rrapollari tha se donte të takonte të bijat kur shkoi në shtëpi, 38 vjeçarja nuk e lejoi të hynte.

Për këtë arsye ai humbi kontrollin dhe pasi e dhunoi e hodhi nga ballkoni.

Elisiona Sulejmani u dërgua ne spital me trauma dhe fraktura në të gjithë trupin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

38 vjeçarja ka rrëfyer se ka patur debate të vazhdueshme me ish bashkëshortin, pasi ky i fundit kërkonte të riktheheshin bashkë.