AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 15:12

Koronavirusi i merr jetën ministrit në Bosnje-Hercegovinë

Koronavirusi i merr jetën ministrit në Bosnje-Hercegovinë


Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka ndërruar jetë të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, meqë ditë më parë kishte rezultuar pozitivë në testin për koronavirus.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.

Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator.

Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë që nga viti 2015.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona.

Prej tyre, 305 kanë ndërruar jetë./Radio Evropa e Lirë