TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në postimin e bërë, Bulliqi shkruan se sot është njoftuar nga IKSHP se ka rezultuar pozitivë.
Po ashtu, deputeti informon se për momentin gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa shton se do të qëndrojë në vetizolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP.
Postimi i plotë:
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirë. Ju informoj se jam njoftuar nga IKSHP-ja se pas testimit të bërë për COVID -19, kam rezultuar pozitiv.
Ju njoftoj se do të jem në vet izolim duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.
Gjendjen shëndetësore e kam stabile. Ju bëj thirrje të gjithëve t’i respektoni masat! Me respekt.”