TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Administrative e Apelit të Tiranës është zgjedhja që ka bërë ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani për të ushtruar detyrën tani e tutje.
Dvorani i ka kthyer përgjigje KLGJ-së, e cila i kishte vënë në dispozicion gjashtë vende në gjashtë gjykata të ndryshme Apeli.
Sipas ligjit, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit, i lind e drejta për të kërkuar emërim nëpër gjykatat e Apelit.
Ardian Dvorani u shkarkua nga detyra pak kohë më parë me vendim të KLGJ, e cila e konsideroi mandatin e tij të përfunduar në Supreme dhe në KED.
Dvorani duhej të zgjidhte mes një vendi në Gjykatën e Apelit Tiranë, Gjykatën e Apelit Administrativ, Gjykatën e Apelit Durrës, Gjykatën e Apelit Korçë dhe Gjykatën e Apelit Gjirokastër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër.