AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 15:55

EMRAT/ Të dënuar për vjedhje me ārmë, një grua dhe një burrë në “rrjetën” e OFL për pasurinë

EMRAT/ Të dënuar për vjedhje me ārmë, një grua dhe


Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy të dënuarve nga Tirana.

OFL iu kërkon të përgjigjen brenda 48 orëve shtetaseve Laureta Kokoshi (Salkurti) dhe Markel Balazi (Balozi), të dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. K. (S.), banuese në Tiranë, e dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”;

M. B. (B.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me ārmë”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.