TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) e Gjykatën e Lartë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehu angazhimin se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin reformën në drejtësi.
Po ashtu, ambasadorja i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.
POSTIMI:
E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.
Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021.
KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë.
Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-s.