AKTUALITET, 29 Korrik 2020, 16:07

Dy gra humbin betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit

Dy gra humbin betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit


Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin dy gra, një 68 vjeçare nga Shijaku e gjithashtu një 60 vjeçare nga Tirana.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ka ndërruar jetë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, tha ministria.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

Testime totale 40192

Raste pozitive 5105

Raste të shëruara 2830

Raste Aktive 2125

Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1146

Durrës 255

Shkodër 202

Vlorë 105

Lezhë 83

Fier 76

Korçë 69

Kukës 60

Elbasan 49

Berat 30

Gjirokastër 29

Dibër 21.