TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e ndalimin e autorëve.
Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, disa vjedhje të ndodhura më parë.
Kapen e ndalohen dy persona si autorë të dyshuar të këtyre vjedhjeve, të dënuar më parë po për vjedhje.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, sendet e vjedhura.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 5, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.
Në këtë kuadër, është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor “Udhëtimi i Fundit", ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve si autorë të dyshuar dhe konkretisht:
• Edison Sula, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje.
• Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në rrugën “Babrru" Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e tre shtetasve, banues në Kamëz, si dhe vjedhjen e celularit, një të miture.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:
3 televizorë të markave të ndryshme
1 sobë gatimi,
1 laptop
1 varëse me gurë ari
1 telefon
1 orë dore.
Materialet do t'i referohen Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.