TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për trafik droge, u zbulua nga përgjimet.
Nënkomisari trafikant, i arrestuar së bashku me 12 persona të tjerë, është përgjegës, jo vetëm për drogën e kapur në Ankona të Italisë, por ai ka nisur sasi të mëdha droge edhe drejt Gjermanisë.
Skema është tashmë e qartë.
Droga kultivohej në disa zona të Vlorës dhe më pas mblidhej në Fier, ku edhe ngarkohej në kamionë që transportonin paleta druri drejt Gjermanisë.
Droga, pasi ngarkohej në kamionë në qytetin e Fierit, nisej drejt Durrësit. Aty më pas ajo i shpëtonte skanerit nga autoriteti portual. Fillimisht skanohej kamioni që nuk kishte drogë dhe më pas ai ndërronte rimorkion dhe targat me atë që përmbante drogë. Kjo skemë është zbuluar nga prokurorët e Krimeve të Rënda në fazën e hetimeve.
Festim Lelaj kishte bashkëpunëtorët e tij edhe në Portin e Durrësit, dy ish-policë kufitarë, tashmë të arrestuar, dhe një doganier.
Sipas përgjimeve, rezulton se Lelaj ka trafikuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe 250 kg drogë, kryesisht nga Vlora dhe Durrësi.
Lelaj ishte në rolin e organizatorit të grupit dhe se ka bashkëpunuar edhe me një ish-polic në kërkim, Renato Avduli, i cili gjykohet në një çështje tjetër, atë të Treblovës.