AKTUALITET, 8 Dhjetor 2017, 14:39

Statistikat e UEFA-s, Orges Shehi, portieri i tretë me më shumë pritje në Ligën e Europës

Statistikat e UEFA-s, Orges Shehi, portieri i tretë me më shumë

Edhe pse është 40 vjeç, Orges Shehi është portieri i tretë që ka bërë më shumë pritje në fazën e grupeve të Ligës Europës.

Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, që ofron edhe statistikat, gardiani i Skënderbeut ka bërë 26 pritje gjatë  540 minutave të aktivizimit të tij në gjashtë ndeshjet e luajtura.

Më shumë se durrsaku kanë pritur Denis Sherbitski i Bate Borisovit (31) dhe Andre Hansen i Rozenborgut (30).

Pas Shehit vjen Iago Herrerin i Ahtletik Bilbaos (25) dhe Nenad Eriç i Astana i Kazaakistanit (24).

Shehi, ose më saktë ekipi i Skënderbeut, pësoi 10 gola në gjashtë ndeshje.

Dy portierët e tjerë shqiptarë, Etrit Berisha (Atalanta) dhe Thomas Strakosha (Lacio), bënë respektivisht nga 19 (në 6 ndeshje) dhe 7 pritje (në 4 ndeshje)

/TPZ.AL/