TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkesa e prokurorit Ferdinand Elezit për një vërtetim për vjetërsinë e tij në punë ka përforcuar dyshimet se ai do të jetë një prej kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. Elezi është aktualisht drejtues i Prokurorisë së Apelit në Durrës dhe sot është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka pasur edhe një takim me Adriatik Llallën në zyrën e këtij të fundit.
Prokurori i Përgjithshëm i përkohshëm pritet të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve dhe nuk do të ketë nevojë të hyjë në procesin e Vetingut. Ai do të mund të ushtrojë të gjitha kompetencat që gëzon Prokurori i Përgjithshëm dhe mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë në parlament.
Bllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfundimi i mandatit të Adriatik Llalës i ka dhënë mundësinë socialistëve të zgjedhin prokurorin e tyre të përgjithshëm dhe Ferdinand Elezi ka qenë një ndër kandidaturat e përfolura.