AKTUALITET, 12 Shtator 2017, 19:56

Hillary Clinton publikon librin e ri, një refleksion për humbjen e zgjedhjeve

Hillary Clinton ka publikuar librin "Çfarë ndodhi?", ku përshkruan mendimet dhe ndjesitë e saj gjatë fushatës presidenciale, dhe arsyet e humbjes së garës ndaj Donald Trump. Hillary tregon gabimet që ka bërë, presion në të cilin ka qenë gjatë gjithë fushatës dhe si e priti rezultatin shokues të zgjedhjeve.

Zonja Clinton përshkruan eksperiencën e saj si gruaja e parë kandidate për postin e Presidentit të Amerikës, në zgjedhjet e mbushura me seksizëm, agresivitet, skandalin e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, dhe skandalin e emaileve të cilat luajtën një rol në humbjen e saj.

Zgjedhjet e vitit 2016 ishin historike, dhe ky libër thellësisht personal, është një përpjekje për të shpjeguar çfarë ndodhi! (tpz.al)