TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish të përndjekur dhe të rinj nga FRPD protestuan në Spaç kundër zgjedhjes së Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Në muret e burgut janë ngjitur fotot e Gramoz Ruçit dhe të Fatmir Xhafës me Enver Hoxhën, ndërsa ish të përndjekurit kanë qëndruar në dyert e qelive në shenjë proteste për emrat që PS zgjodhi të emërojë në krye të ministrive. Me protestuyesit ishte edhe drejtuesi i Departamentit për të Përndjekurit në PD, Tomor Alizoti që nuk ngurroi ta quajë PD të shitur gjatë paradites.
Në reagimin e tij ai numëroi vuajtjet e gjithë të përndjekurve të vendit, të atyre që u varën në litar e mijëra të tjerëve që thirrën për liri e demokraci, duke theksuar se sot shqiptarët kanë sërish në krye një ministër të Brendshëm, dikur hetues dhe sekretar të Rinisë Komuniste.
