TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi, ka folur për herë të parë nga foltorja e Kuvendit si Kryetare e LSI-së. Zonja Kryemadhi e konvertuar rishtazi në një opozitare agresive, diskutoi problemet e qeverisjes së shkuar dhe programin e qeverisë së re. Ajo huazoi shprehjen e famshme të Edi Ramës 'nuk keni parë asgjë akoma" për të paralajmëruar Kryeministrin për betejat që e presin.
Kryemadhi u shpreh se programi i Edi Rames ështe nje fletushkë pa vlere. Më pas ajo foli për dështimet e qeverisë në katër vitet që lamë pas duke u ndalur tek kanabizimi i vendit, mungesa e investimeve të huaja, varfëria dhe të gjitha problematikat e qeverisjes së Edi Ramës. Zonja Kryemadhi duket se e ka harruar faktin që LSI ka qenë pjesë e rëndësishme e qeverisë së kaluar dhe i ka votuar thuajse të gjitha reformat dhe ligjet që Rama ka çuar në Parlament.
Zonja Kryemadhi, nuk nguroi të kritikonte edhe bashkëshortin e saj, Presidentin Meta, duke e konsideruar dekretimin e qeverisë shumë të shpejtë.
Kryemadhi e mbylli fjalën e saj duke u shprehur se Edi Rama eshtë "Kryeministri më i mirë i oligarkëve dhe më i keq i shqiptarëve." (tpz.al)