AKTUALITET, 8 Shtator 2017, 23:55

15 fakte pikante në prag të nisjes së Kampionatit të 79-të Kombëtar

15 fakte pikante në prag të nisjes së Kampionatit të

Kampionati i 79-të Kombëtar i Futbollit do të nisë nesër, për të përfunduar pas 36 javësh futbollistike, ku në total do të luhen 180 ndeshje. Vipsport.al sjell 15 pikante nga edicioni i ri.

FORMATI – Edhe ky sezon do të ketë 10 skuadra në Kategorinë Superiore, me sistemin me katër faza, ku në total do të luhen 180 ndeshje deri në përfundim të edicionit.

TROFETË – Tre trofetë e të sezonit të kaluar të patën këta fitues: Kukësi (kampion, hera e parë), Tirana (fituese e Kupës, hera e 16-të, rekord), Tirana (fituese e Superkupës, hera e 11-të, rekord).

TITUJT – Është e habitshme, por nga 78 tituj kampionë, vetëm 34 u përkasin 10 skuadrave që janë këtë edicion në Superligë, pasi 42 “luajnë” në Kategorinë e Parë (Tirana dhe Dinamo) dhe 2 në Kategorinë e Dytë (Elbasani)

REKORDMENIA– Superligës do t’i mungojë rekordmenia e titujve kampion, Tirana (24), që për herë të parë do të luajë në Kategorinë e Parë. Edhe Dinamo (18) luan në këtë kompeticion.

TRAJNERËT – Nga 10 trajnerët e 10 skuadrave të Superligës, 7 prej tyre janë shqiptarë: Daja (Skënderbeu), Duro (Flamurtari), Magani (Teuta), Nica (Laçi), Bano (Lushnja), Ndreu (Kamza) dhe Cungu (Vllaznia).

TRAJNERËT E HUAJ – Janë tre teknikët e huaj në këtë sezon: italiani Mark Juliano te Partizani; serbi Mlladen Milinkoviç te Kukësi dhe uruguajani Daniel Fernandez te Luftëtari.

TRAJNERËT KAMPIONË – Kukësi e largoi Ernest Gjokën, trajnerin me të cili fitoi titullin. Vetëm dy janë në këtë sezon: Shpëtim Duro, tashmë të Flamurtari dhe Ilir Daja, te Skënderbeu.

ITALIANI I KATERT – Mark Juliano është trajneri i katërt i të Kuqve, pas Ticiano Gorit, Andrea Agostinelit dhe Adolfo Sormanit. Asnjë prej tre të parëve nuk arriti të fitojë titullin.

KUKËSI – Kampionët në fuqi – edicionin e kaluar e fituan për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar – e nisin keq, pasi humbën finalen e Superkupës nën drejtimin e serbit Milinkoviç.

BOMBERAT – Ky edicion do të ketë mungesën e tregolashënuesve më të mirë të sezonit të kaluar: Pejiç i Kukësit (28 gola), Ekuban i Partizanit (18) dhe Salihi i Skënderbeut (15).

BUXHETI– Skënderbeu, skuadra më e mirë shqiptare në Europë – arriti të futet për herë të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Europës – synon rikthimin te titulli pas mungesës së sezonit të kaluar, duke pasur buxhetin më të madh në Superligë.

DERBI – Të mësuar me derbit tradicionalë Partizani-Tirana-Dinamo, ky sezon ofron një përballje më modeste atë midis Partizanit (15 tituj) dhe Kamzës, që këtë sezon nuk synon vetëm mbijetesën.

MERKATO – Kamza është skuadra që afroi më shumë lojtarë (18), i ndjekur nga Partizani (14). Në podium janë dhe Flamurtari e Teuta (nga 13). Më pak lojtarë: Luftëtari dhe Vllaznia (nga 6).

TË HUAJT – Janë jo pak, por 47 lojtarë të huaj – këtu nuk futen futbolllistët nga Kosova – që janë afruar nga 10 ekipet, që në total mund të ndërtojnë gati 4 skuadra nga 10 që ka Superliga.

REKORDI – Shitja e Liridon Latifit prej një milion eurosh nga Skënderbeu te Pushkash Akademi është një rekord për një futbollist shqiptar që transferohet nga Superliga.