AKTUALITET, 11 Shtator 2017, 17:42

Lubonja: Vendimet për Shqipërinë i merr Edi Rama dhe oligarkët në hotele dhe restorante

Lubonja: Vendimet për Shqipërinë i merr Edi Rama dhe

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e lajmeve të News 24, ka diskutuar  situatën politike në vend. Lubonja u shpreh se vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë nuk i merr Parlamenti por  Kryeministri Rama dhe oligarkët në tryezat e restoranteve dhe hoteleve.

" Parlamentin e kanë zaptuar njerëzit e biznesit dhe krimit të cilët kanë blerë edhe vota. Këta njerëz janë aty për të mbrojtur interesat e tyre. Nuk kam ndonjë pritshmëri. Vendimarrja në Shqipëri nuk është e Parlamentit, por vendimet merren në hotelet dhe restorantet ku ha dreka Kryeministri me oligarkët. Kështu merren vendimet se si do të shitet Shqipëria".

I pyetur për zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe ndjeshmërinë e ish të përndjekurve politik, Lubonja u shpreh se strategjia e Partisë Demokratike për të luftuar me anti-komunizmin është e vjetër dhe jo produktive.

" PD-ja nuk ka qenë  e sinqertë  me ish të  përndjekurit. PD nuk mund të jetë një parti e djathtë  thjeshtë si anti-komuniste, por duhet të ndërtojë një të djathtë moderne, Europiane dhe sociale. Mbajtja e retorikës komunite kur Saliu ka qenë komunist vetë, është një hipokrizi".

Lidhur me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, Lubonja u shpreh se sheh me shqetësim akuzat për lidhjet me narko-trafikun dhe sjelljen e ambasadorit amerikan në raport me zgjedhjen e Ruçit. (tpz.al) 

Video: