AKTUALITET, 11 Shtator 2017, 16:28

FOTO/ Zemërimi i natyrës, Uragani Irma godet Ishujt e Karaibeve dhe Floridën

Uragani Irma konsiderohet si  një nga stuhitë më të fuqishme të regjistruara në një shekull. Uragani goditi fillimisht ishujt e Karaibeve, para se të kalonte në Kubë dhe në shtetin e Floridas duke lënë pas rrugë të përmbytura, dëme të pallogaritshme materiale dhe shumë të vdekur.

 

Mbi 3.4 milion shtëpi në Florida mbetën pa energji elektrike. Linjat e energjisë u rrëzuar në mbi 80% të shtëpive në Miami, dhe një pjesë e madhe e qytetit u përmbyt.

Presidenti Donald Trump ka aprovuar një fond emergjence për të ndihmuar zonat e prekura nga uragani, dhe e ka quajtur uraganin Irma, "një monstër e madhe". Fondet e aprovuara do të përdoren për të ndihmuar viktimat, për pastrimin e mbetjeve dhe për riparimin e shtëpive.