TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I gjithë projekti i "Unazës së Madhe", segmenti nga pallati me Shigjeta deri tek rrethrrotullimi "Shqiponja" është nën hetim nga prokuroria. Organi i akuzës nuk është mjaftuar vetëm me hetimet për lotin e parë, i cili u pëfshi nga skandali, për shkak të falsifikimit nga ana kompanisë fituese "DH Albania".
Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus se, hetimet janë duke u kryer paralelisht me atë të lotit të parë, edhe për dy lotete e tjera.
Grupi hetimor është duke verifikuar të gjitha dosjet e sekuestruara deri më tani, për të zbuluar nëse ofertat kanë qenë fiktive ose jo ashtu siç ndodhi me lotin e parë. Gjithashtu, janë duke u verifikuar me detaje edhe procedurat e kryera nga institucionet përkatëse.
Që në krye të herës, tenderi i zhvilluar për të tre lotet u vesh me hije dyshimi, pasi në secilën garë ishte vetëm një ofertë e vlefshme, ndërsa pjesmarrëse ishte dhe kompania "Vëllezërit Hysa", por ajo nuk ka paraqitur ofertë.
Tenderin në lotin e parë e fitoi “DH Albania”, të dytin kompania Salillari ndërsa lotin e tretë "Viktoria Invest".
Në këto kushte, prokuroria pritet të verfikojë nëse procedrat e ndjekura për zhvillimin e këtyre tenderave kanë qenë në përputhje me ligjin.
Në mënyrë të vazhdueshme , opozita ka ngritur dyshimet dhe ka akuzuar se, pjesëmarrja në tender e kompanisë “Vëllezërit Hysa” ka qenë sa për numër.
Ndërkohë, pavarësisht kërkesës së presidentit Ilir Meta për të anulluar te gjithe projektin e Unazës së Re, mësohet se qeveria nuk do të tërhiqet nga ky investim. /Vizion Plus/