AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 13:36

Detaje të reja për drogën e sekuestruar në Igumenicë, dalin emrat e shqiptarëve të arrestuar

Detaje të reja për drogën e sekuestruar në Igumenicë,

Dalin detaje të reja nga operacioni i policisë greke në kapjen e 113 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar (në zonën e Igumenicës), dhe që u arrestuan në flagrancë 3 persona.

Tre personat e arrestuar janë Hysni Banaj 31-vjeç nga Fieri dhe banues në Fier, Anxhelino Minaj 23-vjeç nga Fratari i Mallakastrës, banues po aty dhe Gerti Bendaj 24-vjeç nga e njëjta zonë.

Nga të dhënat e Policisë Greke rezulton që këta persona kanë hyrë në territorin grek nga zona e Kakavijës Gjirokastër.

Dyshohet se bashkë me ta kanë qenë edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët janë larguar duke u kthyer në territorin shqiptar.

Gjatë operacionit përveç sasisë së drogës janë sekuestruar edhe 3 telefona celularë.