TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi sot me banorët e Fushë-Krujës. Duke u prezantuar planin ekonomik të PD-së, kryedemokrati premtoi vende të reja pune, çlirim të ekonomisë dhe zhdukje të krimit.
“Kam ardhur sot që t’ju them se mezi po pres që me ndihmën tuaj, me bashkimin e gjithë shqiptarëve të flasim për vende të reja pune, për uljen e çmimit të naftës, për mundësi dhe për mirëqenie, për familje që e marrin ndihmën ekonomike. Të jeni të bindur që kjo ditë po vjen. Kjo ditë do vijë sa më shpejt të rrëzojmë këtë qeveri kriminale dhe këtë kryeministër hajdut”,- tha Basha.
Basha shtoi se për situatën e krijuar përgjegjëse është qeveria e Ramës.
"Miliarda euro që ju mbledh qeveria nuk kthehen në shërbime për ju", theksoi Basha.
Duke u ndalur tek plani ekonomik, Basha tha se do të ulet çmimi i naftës me 300 lekë, do hiqet taksa "Rama" për naftën dhe do ulet çmimi i energjisë elektrike.
Duke i ftuar qytetarët e Fushë-Krujës në protestë, Basha tha se "vetëm një forcë që mund ta zhbllokojë këtë situatë dhe kjo forcë janë shqiptarët e bashkuar më 16 shkurt në Tiranë për të deklaruar fundin e banditëve”.