AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 14:02

Balluku: Projekti i Unazës së Madhe nuk do të anulohet

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku deklaron se do të organizojë një tryezë me bashkinë e Tiranës dhe specialistë për të vlerësuar çdo aspekt të projektit të lotit të tretë.

" Projekti i Unazës së Madhe nuk është i anulueshëm por i korrigjueshëm. Kam kërkuar zhvillimin e një tryeze me bashkinë e Tiranës dhe specialistë që do vlerësojnë në çdo aspekt projektin e lotit të 3, duke mos përjashtuar një përmirësim të projektit nëse ka vend-" u shpreh ministrja Belinda Balluku në një prononcim për median.

Ministrja e quajti projektin kompleks por se Tirana nuk mund të merret peng për asnjë arsye.

"Loti i dytë dhe i tretë vazhdojnë sipas procedurave të kryera dhe procesi i shpronësimeve është në vijim. Familje në mes të katër rrugëve qoftë dhe kur nuk kanë titull pronësie nuk lëmë. Prishjet e godinave që pengojnë projektin do vazhdojnë pas asnjë diferencim"-tha Balluku.

Po kështu i ka kërkuar ARRSH që të çdo garë publike të jetë live para kamerave si dhe dy projektet strategjike për Milot Balldren dhe Orikum- Llogara do ia përcjellë qeverisë dhe më pas parlamentit për të siguruar transparencë".