AKTUALITET, 5 Shkurt 2019, 14:40

Meta flet në SHBA: Rusia, sjellje malinje në Ballkan

Meta flet në SHBA: Rusia, sjellje malinje në Ballkan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit shqiptar ka mbajtur një fjalë në Komitetin e Mbrojtjes së Senatit Amerikan duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore.

Meta e ka cilësuar 'malinje' sjelljen e Rusisë në rajon.

"I nderuar të flas sot në Komitetin e Mbrojtjes të Senatit amerikan për sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet Europa Juglindore, si edhe për luftën kundër sjelljes malinje të Rusisë në rajon. Një mundësi e madhe për të forcuar partneritetin dhe për të diskutuar për situatën gjeopolitike në rajonin e Europës Juglindore" shkruan Meta në rrjetet sociale.