TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barazimin 3-3 që Juventusi mori në kampionatin italian ndaj Parmës, e ka analizuar edhe ish-trajneri i Kombëtares.
Xhani De Biazi tha për mediat italiane, se bardhezinjtë e kanë nënvlerësuar kundërshtarin, ndërsa të rinjtë duan kohë për ambientimin.
Ai foli edhe për Ronaldon të cilin e konsideron një lojtar të madh.
“Ka pasur një mbrojtje me 3-4 të rinj, me Spinazolën në ndeshjen e tij të dytë. Duhet kohë për t’u integruar dhe për të luajtur me shokët e tjerë. Juventusi e ka nënvlerësuar kundërshtarin pas avantazhit të dyfishtë. Kohët e fundit dëgjojmë për mungesën e lojtarët kryesorë si Bonuçi dhe Kielini.
Ronaldo është i madh në komunikim si edhe një lojtar i madh sepse ai është në gjendje të japë shumë besim në kohë vështirësish. Kur them besim nuk them vetëm për kampionatin italian, por edhe në Ligën e Kampionëve”, tha De Biazi.