TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Sipas mediave italiane, gjatë aksionit të Policisë në Brescia janë bllokuar 43 kg heroinë, vlera e së cilës në treg arrinte në 3.5 milionë euro.
Sasia e drogës ishte fshehur në një garazh, ndërkohë kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrjetit dhe arrestimin e personave që janë të implikuar.
Shqiptari i arrestuar konsiderohet si një nga tregtarët më të rëndësishëm të drogës në zonën e veriut, ndoshta edhe më tej ku shuma e parave të fituara prej aktivitetit kriminal arrin në shifra marramendëse.