SPORT, 29 Gusht 2020, 18:21

Hamilton një njeri i madh, çfarë respekti për të ndjerin “Wakanda”

Hamilton një njeri i madh, çfarë respekti për të
Sot, e gjithë bota u trondit nga vdekja e Chadwik Boseman, aktorit kryesor te Wakanda. Chadwick vuante nga kanceri dhe sot ka ndërruar jetë. Familja e aktorit ka marrë ngushëllime të shumta edhe nga personazhë të njohur të botës së sportit. Madje, Lewis Hamilton, piloti britanik i Mercedes, ka bërë shenjën e Wakanda me duart e tij, duke i kryqëzuar. Hamilton u rendit i pari në provat zyrtare sot dhe do të niset nga Pole Position. Pas garës, piloti britanik tha: “U zgjova në mëngjes me lajmin e tmerrshëm që Boseman kishte ndërruar jetë. Ai ka qenë një njeri i madh, Wakanda Forever. Sot doja që të vija këtu dhe të bëja xhiro perfekte, vetëm për atë”, u shpreh Hamilton.