AKTUALITET, 15 Qershor 2019, 15:02

“Grupi i 42 pupacëve”, ish-deputeti shpërthen ndaj kolegëve të opozitës së re: Braktisni sa më shpejt…

“Grupi i 42 pupacëve”, ish-deputeti shpërthen ndaj

Ish-deputeti i PD-së i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës së re që të braktisin sa më shpejt detyrën, pasi po i krijojnë dëme demokracisë së vendit.

Tritan Shehu e ka quajtur Parlamentin si “Landfillin” e ri antikushtetues të Shqipërisë, ndërkohë që 42 deputetët e listave i cilëson si “pupacë”.

"Landfilli’ antikushtetues i ri i Shqipërisë.

Është momenti i fundit për te gjithë ata qe janë, si dhe për grupin e 42 ”pupaceve”, qe i kane futur si “çetën” e “40 Hajduteve te Ali Babait”, te braktisin ketë ngrehine sa me shpejt.

Boll dëme i kane krijuar deri me tashti demokracisë shqiptare qofte dhe duke ndjekur aty, pavarësisht disa retorikave apo votimeve te pilotuara.

Nesër do te jete tepër vone për te rivendosur dinjitetin e tyre tashme te komprometuar, si per dhe per një mundësi tjetër kontributeve ne zhvillimet e ardhshme.

Është koha e fundit për reflektim e veprim!”, thekson Shehu.