TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona kanë rënë në pranga pasi posedim armë zjarri pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë një 23-vjeçar me inicialet A.D, banues në Tiranë.
Pas një kontrolli 23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.
Ndërsa një 42-vjeçari me inicialet B.F., arma e zjarrit iu gjet në banesë.
Policia kishte informacione se 42-vjeçari ushtronte dhunë ndaj familjes së tij por gjatë kontrollit të banesës u gjet arma që më pas u sekuestrua.
Njoftim i policisë Tiranë
Evidentohen dhe goditen dy raste të armbëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit pistoletë
Në pranga dy posedeuesit e armëve të zjarrit.
Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe” me një armë zjarri psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.