TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Kujtim Gjuzi, i dalë nga lista e Partisë Demokratike, shprehet se është i gatshëm të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në çdo mënyrë të mundshme.
Në një intervistë për Dosja.al, Gjuzi ka treguar mesazhet që ka këmbyer me kryeministrin Edi Rama për këtë çështje, ku ndër të tjera tha: “Ramës i kam thënë se nuk mundesh të bësh zgjedhjet për të marrë 61 bashkitë, sepse i bie që ju do të jeni Kolonel Gadafi, dhe mua do të më keni përballë jo vetëm kështu me fjalë, por do të më keni edhe me veprime të tjera që janë më të serta dhe më të forta të Partisë Konservatore”.
Sipas Gjuzit përgjigjja e Ramës ka qenë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor.
Pjesë nga biseda:
Çfarë keni diskutuar me Ramën? A mund ta dimë përmbajtjen e mesazheve?
Ramës i kam thënë se nuk mundesh të bësh zgjedhjet për të marrë 61 bashkitë, sepse i bie që ju do të jeni Kolonel Gadafi, dhe mua do të më keni përballë jo vetëm kështu me fjalë, por do të më keni edhe me veprime të tjera që janë më të serta dhe më të forta të Partisë Konservatore. Mua s’më mungon asgjë dhe as Partisë Konservatore nuk i mungon asgjë, në të gjithë veprimin e saj opozitar. Ne jemi parti opozitare, jemi parti parlamentare në këtë moment, sipas marrëveshjes me Partinë Demokratike, të majit 2017, dhe kemi të gjithë të drejtën tonë legjitime që të bashkëbisedojmë me maxhorancën, të bashkëbisedojmë me Sali Berishën, them me Sali Berishën, sepse të tjerët janë ‘nul’ për mua te Partia Demokratike, pasi nuk janë bërë zgjedhje të rregullta, ka pasur kontestim masiv të të gjithë demokratëve. Unë me demokratët jam si vëllai i tyre më i vogël, apo më i madhi si të duan ata të më quajnë mua, edhe kur ata më fyejnë ose më shajnë. Ata janë vëllezërit e mi demokratë, që kemi vuajtur gjatë sistemit të diktaturës.
Po përgjigjja e Kryeministrit Rama ndaj Mesazhit tuaj si ishte?
Përgjigjja e Ramës ishte se “Unë do t’i bëj zgjedhjet me datën 30”. Atëherë unë i thashë: “Rama ti nuk do të mundesh t’i bësh zgjedhjet dot siç do ti, se kjo do marrëveshje të gjerë”. Ne prinsim nga Presidenti i Republikës që të thërriste forcat parlamentare politike në radhë të parë, pastaj partitë që kanë lënë parlamentin, dhe pastaj të thirrte dhe Partinë Socialsite, jo të bëjë Presidenti diversion e të sillet sikur të jetë kryetari i LSI-së. Nëse do që të jetë kryetari i LSI-së, Partia Konservatore i ka thënë: “Jepe dorëheqjen tani, nesër është vonë”.