AKTUALITET, 15 Qershor 2019, 11:47

Drejtësia në kolaps, reforma shkrin gjykatën e Kavajës dhe prokurorinë, qytetarët përfundojnë tek ADISA

Drejtësia në kolaps, reforma shkrin gjykatën e Kavajës dhe



Kolapsi i paralajmëruar edhe më herët me zbatimin e Reformës së Drejtësi, ka sjellë shkrirjen e një sërë gjykatash dhe prokurorish në rang vendi.

Kështu, efektet e para do të ndihen në Kavajë, ku pas mbylljes së gjykatës, të gjitha shërbimet që lidhen me dokumentacionit, do të dorëzohen tek zyrat e ADISAS.

Në çdo zyrë të ADISA-s do të hapet një sportel për qytetarët e Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave rurale.

Do të jetë shërbimi i ADISA-s që do ta ofrojë këtë shërbim në bashkëpunim me Gjykaten e Durrësit, ndërsa zhvillimi i gjyqeve si Penale dhe Civile pas shtatorit pritet të zhvillohen në Durrës, kjo në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Edhe prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, pritet të shkrihet në kuadër të Reformës në Drejtësi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në janar të 2020, kjo prokurori do të mbyllet dhe shërbimet sërish do të kalojnë tek zyrat e ADISA-s.