TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ne vijim te hetimeve per grabitjen e miliona eurove ne bordin e avionit ne pisten e Rinasit, ngarje ne te cilen mbeti i vrare Admir Murataj, policia ka arrestuar nje tjetër person te dyshuar per kete ngjarje, shtetasin Hasan Kanaci. Madje gjate aksionit i jane sekuestruar nje sasi ne valute dhe leke.
Policia e shtetit jep detaje duke thene se personi i arrestuar dyshohet se ka ndihmuar autorët brenda aeroportit.
Kujtojme se per kete grabitje, qe u pasua me debat shume te madh, edhe politik lidhur me sigurine e aeroportit, jane vene në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.
NJOFTIMI I POLICISE
Vihet në pranga një tjetër i dyshuar si bashkëpuntor në ngjarjen e datës 09.04.2019 ku u vodhën me armë nje sasi e kosiderueshme vlerash monetare në Aeroportin e Rinas.
Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë.
Nga Sektori për Krime të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda, në bazë të veprimeve hetimore të kryera, informacioneve të marra në rruge operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit, është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe ndalimi një tjetri autor të dyshuar të kësaj ngjarje kriminale e konkretisht i shtetasit:
• H.K., 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Jane sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë dhe në lekë.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë kryer në bashkëpunim” ” Grupi i strukturuar kriminal” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” ”Mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve luftarake” “ Vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”