AKTUALITET, 15 Qershor 2019, 12:37

Dekreti i Metës/ Balla apel kryebashkiakëve të opozitës: Mos u bëni mish për top

Dekreti i Metës/ Balla apel kryebashkiakëve të opozitës: Mos



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi prere se kryetarët e bashkive të opozitës që do të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk do të kenë më mundësi të rikandidojnë.

I ftuar në studion e emisionit “Java” në Tvsh, Balla i sugjeroi miqësisht atyre që të mos bëhen mish për top në këtë situatë, pasi pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, e cila të pamundëson të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit.

“Miqësisht i njoh disa nga kryetarët e bashkive të opozitës. Për ata të LSI-së kam bërë fushatë zgjedhore. Mar rastin e Altin Toskës në Cërrik që është kryetar aktual i bashkisë. Miqësisht do ti sugjeroja të mos bëhet mish për top në këtë situatë. Kujtoj që pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, është dhe vepër e cila të pamundëson më pas të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit. Pra kujdo kryetari bashkie, i cili ka vendosur ti përkushtohet politikës, qoftë asaj vendore apo qoftë asaj të përgjithshme do tja sugjeroja miqësisht mos bëhet mish për top, sepse do të bëhet subjekt i Dekriminalizimit.