AKTUALITET, 15 Qershor 2019, 12:02

‘Shqipëria, shanse zero’, Reuters shkrim për negociatat: Maqedonia e Veriut hap procesin në shtator



Pak ditë nga vendimi i Këshillit të Europës për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE, shanset sa vijnë dhe bëhen më të vogla. Reuters shkruan se Shqipëria nuk ka shanse as në shtator, pasi Maqedonia e Veriut do të vijojë procesin e ndarë nga Shqipëria.

Shkrimi i plotë i Reuters:

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kishin shpresuar që ministrat e Evropës do t’i jepnin përparim bisedimeve rë anëtarësimit në një takim të martën e ardhshme në Luksemburg.

Kjo do të kishte hapur rrugën për aprovim nga udhëheqësit e BE në një samit në Bruksel më 20-21 qershor.

Por asnjërit prej vendeve nuk do t’i jepet dritë jeshile atëherë, thanë diplomatët dhe zyrtarët e BE për Reuters, edhe pse 13 vende të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare”, shkruan Reuters.

Edhe më i keq është skenari për Shqipërinë, ku thuhet se ajo do të veçohet nga Maqedonia në rrugën e saj,

“Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj”, tha një zyrtar i lartë i BE duke iu referuar një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë që bllokoi rrugën e saj drejt BE dhe aleancës së NATO-s.

Ndryshimi i emrit nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka gjasa të bindë Parisin, Berlinin dhe Hagën për të mbështetur bisedimet e BE për këtë vend,

“Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese situata“, tha zyrtari.

”Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s – ka bërë përparim të kufizuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave”, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht nga procesi i Vetingut që synon të nxjerrë nga sistemi gjykatësit dhe prokurorët të korruptuar.

Reuters thekson se edhe nëse do të jepet drita jeshile për çeljen e negociatave, bisedimet për anëtarësim mund të zgjasin edhe 10 vite, pa harruar faktin se për Shqipërinë disa prej shteteve kanë kërkuar rikthimin e regjimit të vizave.

“Bisedimet e anëtarësimit në BE, të cilat zakonisht zgjasin deri në një dekadë, janë një proces de fakto reformash për t’i sjellë kombet deri në nivelet e BE.

Megjithatë, më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion kundër hapjes së bisedimeve me Shqipërinë, edhe pse një lëvizje e ngjashme për Maqedoninë e Veriut nuk u kërkua.

Qeveria gjermane kërkon një dritë jeshile për Maqedoninë, por nuk ka asnjë marrëveshje për Shqipërinë, të cilën qendra e djathtë në koalicion e sheh si një shtet problematik. Shtëpia e ulët e Bundestagut ka rënë dakord të shtyjë çdo vendim deri në shtator”, citohet në shkrimin e Reuters.