AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 14:24

Greqi, sekuestrohet një ton kanabis, dyshohet se kanë lidhje shqiptarët


Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se një ton kanabis në brigjet e Alonissos.

Sipas mediave greke lënda narkotike ishte e fshehur në një shpellë.

Operacioni për gjetjen e drogës u zhvillua nga toka dhe ajri, me ndihmën edhe të qenve antidrogë.

Aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit të disa ditëve më parë ku u kapën dy gomone që trafikonin drogë nga Turqia në Shqipëri dhe u arrestuan tre shqiptarë dhe një italian.