AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 14:12

137 kg kokainë/ Zyrtarë të DEA-s me urgjencë në Tiranë, takim me Ardi Veliun

137 kg kokainë/ Zyrtarë të DEA-s me urgjencë në


Për kapjen e 137 kg kokainë në portin e Durrësit zyrtarë të DEA-s amerikane kanë qenë ditën djeshme në Tiranë, pasi kanë zhvilluar një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në takimin që është zhvilluar në drejtorinë e Policisë së Tiranës është diskutuar në lidhje me hetimet.

Më datë 27 shtator u godit një tjetër rast i trafikut të kokainës. Katër konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit.

Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS.

Pas tri ditësh në port shkuan dy persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën.

Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.