AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 13:08

Aksident në Laç, plagosen dy të rinj

Aksident në Laç, plagosen dy të rinj


Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në Laç, në vendin e njohur si Kryqëzimi i Patokut.

Mësohet se makina ku po udhëtonin dy të rinjtë ka përfunduar në kanal.

Menjëherë pas aksidenti janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Laçit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.