TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar dhe 12 italianë akuzohen nga Prokuroria Italiane si anëtarë të një grupi kriminal që trukonte procesin e marrjes së patentave për automjete kundrejt një shume të caktuar parash.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim kriminal me aktivitet korrupsioni e ryshfeti ndaj funksionarëve publikë si dhe falsifikim të procedurave administrative për lëshimin e dokumentacionit të kualifikimit të drejtimit të automjeteve.
Kundrejt një pagese që shkonte nga 1300-2500 euro ky grup kriminal garantonte marrjen e patentave falë një marrëveshje korruptive me drejtuesit e funksionarë të Qëndrës Civile të Motorizimit në Provincën e Casertës të cilët trukonin provimin e patentës.
Në pranga janë vënë pronarë të disa autoshkollave në provincën e Casertas e funksionarë të qendrës së motorizimit civil.
Ndër 13 urdhër arreste, 5 prej tyre janë nën arrest shtëpiak mes të cilëve dhe shqiptari Xhoni Malaj lindur në Shqipëri më 18/02/1978.
Operacioni u realizua sot në orët e para të mëngjesit.