AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 11:40

613 kg kokainë/ Hapet shqyrtimi gjyqësor për Arbër Çekaj, ja kërkesa e biznesmenit

613 kg kokainë/ Hapet shqyrtimi gjyqësor për Arbër


Gjykata për Krime të Rënda hapi shqyrtimin gjyqësor për biznesmenin Arber Çekaj dhe dy të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa mohuan akuzat e Krimeve të Rënda.

Tashmë Gjykata është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me formën e gjykimit që do të procedohet për tre të pandehurit.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit.